Negociata për trajner, klubi i Kategorisë së Parë shkon deri në… Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 11:28

Negociata për trajner, klubi i Kategorisë së Parë shkon deri në… Brazil

Shkumbini e mbylli vitin si mos më keq. Vërtet pati një moment rimëkëmbjeje dhe u mendua se problemet ngelën në të shkuarën, por e kundërta ngjau.

Apolonia-Shkumbini

Fazën e parë e mbylli me pankinë bosh dhe 3 humbje radhazi. Ekipin e drejtoi nga halli shefi i klubit, por deri dje pasardhësin e Lorenc Pashjes nuk e kishin gjetur.

Megjithatë, gazeta “Panorama Sport” mëson se kanë shkuar deri në Brazil për negociata. U bënë ditë që flasin me një trajner nga vendi i “sambas”.

Burime nga klubi pohojnë se nuk përjashtohet mundësia që trajneri i ri të mos vijë vetëm. Nëse shkojnë drejt firmës, ai mund të sjellë edhe disa lojtarë brazilianë për provë te peqinasit.

Në ditët në vijim, do të mësohet me saktësi se cilat do të jenë prurjet e reja për bardhekaltrit, që shpresojnë të ndryshojnë “look” për 2022-shin dhe të ndërtojnë një skuadër më konkurruese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"