Në stol dhe tribunë, ja lojtarët e Kombëtares që nuk po luajnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 22:59

Në stol dhe tribunë, ja lojtarët e Kombëtares që nuk po luajnë

Shqetësuese është ajo që po ndodh me disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare në këto javët e fundit me klubet e tyre respektive.

kombetarja

Jo të gjithë po kalojnë momente të mira, por ka edhe nga ata të cilët ndodhen në vështirësi sa i përket aktivizimit, i cili është shumë i rëndësishëm për formën e tyre përpara “Euro 2024”.

BROJA – ASANI – Tashmë dihet situata e Armando Brojës në Angli, ku sulmuesi ndodhet mes tribunës dhe maksimumi 10 minuta aktivizim nga trajneri Silva i Fulhamit. Por, Broja nuk është i vetmi, pasi edhe Jasir Asani po përballet me një situatë disi të njëjtë.

I aktivizuar në fund para një jave, anësori kuqezi është lënë sërish jashtë ekipit këtë fundjavë, teksa Guangju është mposhtur për herën e pestë radhazi në kampionat. Asani ka humbur gjashtë ndeshje në vitin 2024 dhe janë 8 minutat që ka marrë gjithsej në Korenë e Jugut.

BAJRAMI – Duket disi i çuditshëm mosaktivizimi i Nedim Bajramit për Sasuolon në sfidën kundër Milanit, shtuar këtu edhe statistikat e fantazistit që është një “vrasës” ndaj të mëdhave, pasi u ka shënuar pothuajse të gjithave.

Megjithatë, pasi doli lojtari i ndeshjes me asist dhe gol një javë më parë me Salernitanën, kundër Milanit Bajrami e ndoqi nga stoli të gjithë takimin që përfundoi 3-3. Mesfushori i Kombëtares këtë sezon, edhe pse ka luajtur 25 ndeshje në kampionat duke arritur të shënojë 2 gola dhe të asistojë po aq, minutat që ka marrë nuk janë brenda pritshmërive.

MITAJ – Të gjithë i pamë cilësitë e Mario Mitajt gjatë ndeshjeve kualifikuese me Kombëtaren, por edhe performanca në miqësoret me Kilin dhe Suedinë. Gjithsesi, Mitaj në tri ndeshjet e fundit me Lokomotivën e Moskës në Rusi është preferuar të qëndrojë në stol dhe të aktivizohet respektivisht 26, 11 dhe 9 minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"