Në Shijak e kanë marrë seriozisht/ Erzeni, gati investimi në stadiumin “Tofik Jashari”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 10:31

Në Shijak e kanë marrë seriozisht/ Erzeni, gati investimi në stadiumin “Tofik Jashari”

Lojtarët e Erzenit po bëhen gati për t’u rikthyer në fushë pas një periudhe njëjavore pushimesh.

tofik-jashari-erzeni-shijak

Së fundmi klubi ka marrë një lajmshumë të mirë, pasi në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shijakut është votuar me shumicë të cilësuar për dhënien në huapërdorje të stadiumit “Tofik Jashari” shoqatës së klubit të futbollit Erzeni.

Shoqata “Klubi i Futbollit Erzeni”, në bashkëpunim me Bashkinë Shijak synojnë të tjetërsojnë pamjen e stadiumit “Tofik Jashari”, duke u harmonizuar me të gjithë infrastrukturën dhe investimet e rëndësishme për të plotësuar kushtet e nevojshme që ekipi i Erzenit t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e tyre në impiantin e ri që pritet të jetë gati së shpejti.

Jo vetëm kaq, por më afatgjatë po mendohet gjithashtu në krijimin e disa fushave stërvitore në periferi të qytetit duke qenë se aneksi i stadiumit “Tofik Jashari” nuk mundëson hapësirat e duhura.

Ky përmirësim infrastrukture do të sillte një rritjegraduale të futbollit në qytetin e Shijakut që e dashurojnë dhe jetojnë me këtë sport, duke filluar nga ekipet zinxhirë e deri tek ekipii madh, i cili në këtë sezon kampionati ka bërë mjaft mirë.

TË RINJTË – Teksa kampionati është ndërprerë për shkak të nisjes së kampionatit botëror, fokusi i klubit këtë javë ka qenë tek ekipi i të rinjve shijakas që kanë shkëlqyer ndeshjen e fundit, duke fituar thellë me rezultatin 6-0.

Kujtojmë këtu që disa prej këtyre lojtarëve të rinj u është dhënë mundësia të luajnë dhe me ekipin e parë në ndeshjet e Kupës duke spikatur me dëshirën e tyre për t’u afirmuar.

Disa prej tyre janë: Bespalla, Tahiri, Isteri, Koni, Zeneli, Sallaku, Lleshi.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"