Në Serinë A nuk njeh suksese në vite te fundit, Alegrin e çon në finale një… pelë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 17:18

Në Serinë A nuk njeh suksese në vite te fundit, Alegrin e çon në finale një… pelë

Masimiliano Alegri me Juventusin nuk po arrijnë t’u gëzohen sukseseve të mëdha në Itali apo në arenën ndërkombëtare. Por trajneri italian po sheh sukses në fusha të tjera jashtë asaj të blertë. Dhe një gëzim i veçantë i ka ardhur sot nga hipizmi.

65e49a3c7ac67.r_d.1500-1305-2370

Alegri është pronari i një pele që merr pjesë në garat me kuaj në Itali. Pela me emrin “Sun Never Sets” ka fituar sot turneun në Kaprano, të parin e garave të zakonshme vjetore në këtë pjesë të vitit.

sdfsddfsdsdsfsdfsd

Alegri është pronari i kësaj pele dhe ka ndjekur rregullisht garat me kuaj, duke marrë edhe suksese të merituara si ai i sotmi që i garantoi pjesëmarrjen në finalen e turneut prestigjioz “Premio Regina Elena” që do të zhvillohet më 28 prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"