Në rrezik për jetën pasi ra nga kali, reagon partnerja e portierit të PSG-së: Po luftojmë, do të jetë krenar me ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 14:05

Në rrezik për jetën pasi ra nga kali, reagon partnerja e portierit të PSG-së: Po luftojmë, do të jetë krenar me ju

Portieri i PSG-së, Serxho Riko pësoi një aksident të rëndë pak ditë më parë, duke rënë nga kali. Gjendja e tij shëndetësore, vazhdon të jetë kritike edhe pse kanë kaluar një javë, teksa ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

RIKO

Bashkëshortja e tij, Alba Silva u shpreh se po luftojnë së bashku për t’ia dalë ndërkohë që nuk kanë munguar as falënderimet për mbështetjen që i kanë dhënë skuadra dhe tifozët e PSG-së. Në ndeshjen e fundit, parisienët veshën të gjithë fanella me numrat e tyre, por me emrin e Serxho Rikos.

“Jam e sigurt se ai do të jetë shumë krenar me shokët e skuadrës për dashurinë që ata dhe tifozët i kanë dhënë duke kënduar në kor me emrin e tij nga fillimi deri në fund. Po vazhdojmë të luftojmë së bashku për të fituar këtë betejë”, u shpreh Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"