Në pritje të “luftës” mes Barcelonës dhe Real Madridit për Florian Virc

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 20:09

Në pritje të “luftës” mes Barcelonës dhe Real Madridit për Florian Virc

Ylli i Leverkusenit dhe i kombëtares gjermane, Florian Virc (21 vjeç) do të jetë objektivi i madh në merkaton e verës 2025, me “djemtë e mëdhenj” evropianë që e kanë tashmë atë në agjendën e tyre. Futbollisti e ka bërë të qartë se sezonin e ardhshëm do të vazhdojë te klubi i “Aspirinave”, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025, për të luajtur në Champions League.

virc

Gjithçka tregon se do të jetë i fundit para kërcimit drejt një gjiganti europian me Barcelonën dhe Realin e Madridit që trokasin në derë me forcë të madhe. Të enjten e kaluar, “Mundo Deportivo” raportoi se Virc është në krye të listës në planet e drejtorit sportiv të Barcelonës Deko për vitin 2025. Por gara nuk do të jetë e lehtë për katalanasit, sepse edhe Reali i Madridit ka bërë një shtysë të fortë për ta bërë gjermanin përforcimin e radhës një vit pas Mbapesë dhe dy vjet pas Bellingamit.

Gazeta “Marca” ka shkuar më tej të dielën, duke pretenduar për një marrëveshje paraprake mes klubit të bardhë dhe Vircit për zbarkimin e gjermanit në “Santiago Bernabéu” në vitin 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"