Në Madrid ka një çështje “Modriç”, legjenda angleze tenton ta joshë kroatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 10:10

Në Madrid ka një çështje “Modriç”, legjenda angleze tenton ta joshë kroatin

Diçka po ndodh me Luka Modriçin në Madrid. Situata e kroatit, e cila sportivisht nuk ishte fort e këndshme, në këtë nisjetë sezonit, ka marrë një tjetër kthesë në gjashtë ditët e fundit. Për këtë dëshmon edhe ulja në stol për të dytën ndeshje radhazi në La Liga.

modric

Ai nuk ka luajtur kundër Las Palmasit dhe Gironës, teksa mediat spanjolle bëjnë me dijese ky është një “dënim” për paraqitjen e dobët në derbin eMadridit të humbur kundër Atletikos.

Ançeloti, nga ana tjetër, është dashur të japë përsëri shpjegime për këtë çështje. “Kam folur me Lukën dhe ai e di se duhet të bëjë durim”, tha italiani.

Ndërkaq, nga SHBA-ja sa vijnë e shtohen zërat për një kalim të tij tek Inter Majami i Devid Bekhamit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"