Në krizë goli, De Ketelare: Do të zhbllokohem shpejt me Milanin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 13:45

Në krizë goli, De Ketelare: Do të zhbllokohem shpejt me Milanin!

Çarls de Ketelare e nisi pozitivisht aventurën me Milanin, por me fanellën kuqezi nuk ka treguar ende më të mirën e repertorit të tij.

DE KETELAR 1

“Di që kam ende për të mësuar. E di çfarë mund të bëj dhe përpiqem të përmirësohem sa më shumë që të jetë e mundur. Dua të ndihmoj skuadrën”, shpjegoi mesfushori belg gjatë një interviste për sajtin “hln.be”.

Talenti 21-vjeçar po vuan të gjejë golin, por përpiqet që ta kalojë me qetësi dhe pa panik këtë moment:

“Është diçka mbi të cilën po punoj. Nuk është se tani jam i trishtuar sepse nuk kam shënuar ende, por shpresoj që ta bëj së shpejti. Ka gjithnjë ulje e ngritje në botën e futbollit.

Kur nisa karrierën me Klub Bryzhin kishte shumë pozitivitet. Herë pas here kishte pak negativitet, por më pas sërish gjërat shkuan pozitivisht.

Kështu është në futboll. Sigurisht që preferoj të parin nga i dyti. Jap 100% çdo ditë për t’u bërë një futbollist më i mirë. Përpiqem të mos mendoj shumë për presionin. Kështu ka qenë gjithnjë dhe shpresoj të mbetet kështu”. Dhe në fund edhe një opinion për raportin e tij të vështirë me golin këtë fillimsezoni:

“Përpiqem të hyj në çdo ndeshje me idenë për të qenë i rëndësishëm për skuadrën, të jap asist ose të shënoj. Por nuk dua as që t’i jap shumë rëndësi golit.

Nëse do të vijnë në mënyrë natyrale, më mirë. Por është normale që të jetë në mendjen time. Çdo futbollist dëshiron që të shënojë dhe jetë i rëndësishëm”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"