“Në fund u treguam të brishtë”, Ahmataj pas barazimit me Skënderbeun: I kënaqur nga ndeshja e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 19:27

“Në fund u treguam të brishtë”, Ahmataj pas barazimit me Skënderbeun: I kënaqur nga ndeshja e sotme

Tirana mori një barazim me Skënderbeun në transfertë dhe pas ndeshjes foli trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj.

bandicam 2023-11-05 19-11-45-955

“Është një përgjigje pozitive pasi në shumë momente të lojës po bënim atë kishim punuar në stërvitje, i sfumuam mundësitë tona. Në skuadër në shtëpi do bëj maksimumin, në fund të duelit u treguam pak të brishtë. Atë që patë pas 25 minutash e kishim përgatitur, në minutat e para isha më nervoz se duhet, më pas ishim në lojë me potencial të mirë dhe të rrezikshëm, gjithë mungesat që kemi, lojtarët e rinj na vendosin në vështirësi, ndeshjet jashtë janë më të vështira se sa brenda, por kemi rrugë përpara për të bërë.

Vazhdimësia do të tregojë ecurinë e skuadrës, 8 pikë janë edhe shumë edhe pak, nga kreu, por duhet të rregullopjmë ca gjëra pasi cilësitë i kemi, po aktivizojmë disa lojtarë të rinj, po fitohet eksperienca dhe pjekuria e duhur. Jam i kënaqur nga ndeshja e sotme. Çdo trajner ka gjërat e veta, mua më shqetëson kur skuadra nuk bën ato që punojmë, e përgatitëm ndeshjen siç e donim dhe kjo duhet të na japë forcë për të ecur përpara, veç se duhet të jemi më të ekuilibruar”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"