Në Brazil e bëjnë fakt të kryer, Ançeloti firmos me “Seleçaon”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 11:10

Në Brazil e bëjnë fakt të kryer, Ançeloti firmos me “Seleçaon”

E ardhmja e Karlo Ançelotit vijon të mbetet e panjohur. Trajneri i Realit të Madrid përfundon kontratën e tij me klubin e bardhë më 30 qershor 2024, dhe ka një ofertë në tryezë për të marrë drejtimin e Brazilit përpara Kupës së Botës 2026.

anceloti

 

Tashmë ka zëra nga kryeqyteti i Spanjës që flasin për një marrëveshje që Karlo të zgjasë marrëdhënien me Madridin, një skenar që nuk përjashtohet.

Por ndërsa në Madrid mendojnë rinovimin me të, në Brazil, nga ana tjetër, e kanë të qartë se italiani do të jetë trajneri i ardhshëm i “canarinha”-s, duke zëvendësuar Fernando Diniz. Sipas gazetës “UOL Esporte”, Ançeloti tashmë ka firmosur kontratën e tij me federatën braziliane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"