Ndryshimet te Partizani/ Hadroj “letra fituese”, ja lëvizjet e trajnerit Shehi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 15:15

Ndryshimet te Partizani/ Hadroj “letra fituese”, ja lëvizjet e trajnerit Shehi

Në momentin kur një trajner merr në dorëzim një skuadër, gjithnjë kërkon të ndryshojë diçka për të ndërruar kursin e lojës dhe rezultateve. Orges Shehi ia bëri ca ndryshime Partizanit dhe duket se nuk i dolën aspak keq.

partizani

HADROJ NË FUNDORE –

Duke njohur cilësitë e pukjanit, Shehi kërkoi që me të, të mbulonte volumin e munguar nga një sulmues krahu i mirëfilltë. I ndihmuar edhe nga Taipi, mbrojtësi ishte “karta fituese” e Shehit në këtë betejë. Shënoi një gol të anuluar për pozicion jashtë loje milimetrik dhe fitoi penalltinë vendimtare.

CARA-HADROJ –

Shehi krahët i vë gjithnjë në funksion dhe kjo u pa edhe te Tedi Cara. Sulmuesi anësor ishte shpërthyes veçanërisht në të parën, ndikuar pikërisht nga mënyra e daljes në sulm. Një “turbo” për kavajasin ishte edhe afërsia me Rrapajn, duke bërë që me shpejtësinë e veprimeve të tyre, të prishnin vendosjen e durrsakëve.

STABILITET

E kemi parë shumë shpesh në kohët e fundit që Partizani të shënojë i pari dhe më pas të barazohet. Kjo nuk ndodhi me Shehin ndaj Teutës, pasi skuadra tregoi një stabilitet ekipor në mbrojtje. Një ndikim në ruajtjen e balancave e ka edhe fakti që trajneri bëri vetëm dy zëvendësime, njëri i detyruar.

form

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"