Ndryshime në staf, Vora shtrëngon duart me ish-portierin e Tiranës dhe Kombëtares
Vora e sezonit të ri pritet të pësojë ndryshime të mëdha, pasi investimet e kryera në sezonin e fundit nuk e realizuan objektivin e drejtuesve për ngjitjen në Superiore.
Vora pritet ta nisë nga emërimi i stafit të ri teknik, i cili pritet që të jetë i plotë, duke parë edhe lëvizjet e fundit në klub. Endri Zjarri nuk pritet të jetë trajner i skuadrës së sezonit të ri, madje nga radhët e ekipit është larguar edhe trajneri i portierëve Isli Hidi. Për mes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare, klubi vorak ka bërë me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me ish-portierin e Kombëtares. Ja njoftimi i klubit të Vorës:
“Futboll Klub Vora njofton largimin e trajnerit të portjerave Isli Hidi. Klubi dhe trajneri kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Islin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"