Ndryshime në listën e Kombëtares U-19/ Dëmtohet një sulmues, trajneri Cungu e zëvendëson me futbollistin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2022 | 16:03

Ndryshime në listën e Kombëtares U-19/ Dëmtohet një sulmues, trajneri Cungu e zëvendëson me futbollistin e Partizanit

Ndryshime edhe në listën e Kombëtare U-19 të drejtuar nga trajneri Armando Cungu në prag të dy sfidave miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Kosovës U-19.

Kombetarja-U-19-stervitje-ne-kompleksin-Internacional-shtator-2021-5

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FSHF bën me dije se  sulmuesi i Internacionalit, Melsi Cereni,  nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të një dëmtimi të pësuar përgjatë kësaj fundjave.

Kësisoj, trajneri Cungu ka vendosur të thërrasë lojtarin e Partizanit, Erik Gjokën, i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e tij dhe stafit, teksa ka qenë edhe pjesë e seancës së parë stërvitore.

Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kosovës U-19 më 26 dhe 28 mars në Shqipëri. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë, në ora 15:00 më 26 mars, teksa dy ditë më vonë,  në po të njëjtin stadium do të zhvillohet edhe sfida e dytë mes këtyre dy përfaqësueseve në ora 10:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"