Ndryshime në listën e Kombëtares Shpresa/ Trajneri Bushi grumbullon portierin 17-vjeçar të Teutës dhe futbollistin e… Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 9:11

Ndryshime në listën e Kombëtares Shpresa/ Trajneri Bushi grumbullon portierin 17-vjeçar të Teutës dhe futbollistin e… Erzenit

Ndryshime në listën e Kombëtares Shpresa, trajneri Alban Bushi me “dhimbje koke” në prag të ndeshjes zyrtare eliminatore ndaj Republikës Çeke në transfertë, e vlefshme për Grupin G.

89CD166E-8CDD-445D-92B7-1AC2EC7686F9-1024x682

Zyra e shtypit bën me dije se Marko Molla, portieri i Bolonjës ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë në këtë grumbullim pas konsultave me stafin mjekësor, dhe në vend të tij është thirrur Endri Dema, 17 vjeҫari i Teutës.

Gjithashtu edhe Angelo Ndreҫka, mbrojtësi i krahut të majtë, për shkak të problemeve personale gjithashtu nuk i është bashkuar skuadrës dhe vend të tij ka mbërritur Ergi Goga nga skuadra e Erzenit. Mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani, ka pësuar një dëmtim dhe stafi mjekësor kuqezi është në pritje të raportit të plotë mjekësor.

Kuqezinjtë janë grumbulluar në qytetin e Elbasanit ku do të zhvillojnë edhe stërvitjet intensive. Kombëtarja Shpresa do të qëndorjë, deri në datë 3 shtator në qytetin e Elbasanit ku do të stërviten me dy seanca në ditë, për të udhëtuar më pas drejt Republikës Ҫeke, ku më datë 6 shtator, në orën 18:00, do të luajnë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre ndeshjet e dytë kualifikuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"