Ndryshime në listë/ Kombëtares Shpresa i bashkohen edhe 2 sulmuesit që shkëlqyen në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 22:03

Ndryshime në listë/ Kombëtares Shpresa i bashkohen edhe 2 sulmuesit që shkëlqyen në Itali

Kombëtarja Shpresa, do të nisë të hënën grumbullimin në qytetin e Elbasanit, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren e muajit qershor ndaj Bullgarisë U-21. Trajneri  Alban Bushi shpalli pak ditë më parë edhe listën me 22 emrat e lojtarëve të thirrur për këtë miqësore. 

U 21 San Marino Vs Albania Ph©FPF/Filippo Pruccoli

Së fundmi FSHF bën me dije se skuadrës do t’i bashkohen edhe dy vëllezërit Stiven Shpendi dhe Kristian Shpendi. Dy sulmuesit nuk ishin pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bushi për shkak të angazhimit të tyre me skuadrën e Cesenës, teksa tashmë klubi i ka lënë të lirë dhe do t’i bashkohen menjëherë grupit kuqezi të hënën, pas eliminimit në “play-off”-in e Serisë C. 

Shqipëria U-21 do të nisë përgatitjet të hënën për ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, e planifikuar të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ më 20 qershor. Stafi teknik i Kombëtares U-21, me në krye trajnerin Alban Bushi do të ketë mundësinë të testojë grupin në një grumbullim që do të zgjasë rreth një javë dhe të provojë ekipin kuqezi.  

Përgatitjet për eliminatoret e Kampionatit të ardhshëm Europian kanë nisur që prej nëntorit të kaluar, teksa Shqipëria U-21 ka zbritur disa herë në fushë, duke matur forcat në takime miqësore me kundërshtarë të ndryshëm. 

Kualifikueset e Kampionatit Europian për Kombëtaren U-21 do të nisin në muajin shtator, teksa Shqipëria është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. 

u-21-lista-perditesuar-2023

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"