Ndreca: Loja e ekipit më ndihmon të tregoj aftësitë, Egnatia ka uri për të mbyllur një sezon historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 12:05

Ndreca: Loja e ekipit më ndihmon të tregoj aftësitë, Egnatia ka uri për të mbyllur një sezon historik

Para ndeshjes së sotme me Laçin, krah trajnerit Edlir Tetova ka folur edhe mbrojtësi Edison Ndreca.

Ndreca

Lideri i difensivës shprehet se përveç detyrave mbrojtëse, i pëlqen edhe të “bombardojë” drejt portës kundërshtare. Mbrojtësi shprehet se loja që bën e ekipi e ndihmon të tregojë vlerat. Për Ndrecën, ky është vit historik.

Ndreca, me Partizanin asistuat dhe zhvilluat një paraqitje pozitive. Si ndiheni për faktin se po ndihmoni edhe në ofensivë?

Unë mundohem të jap gjithmonë maksimumin dhe jam ndier mirë me taktikat e trajnerit. Më pëlqen të avancoj dhe të godas portën, pasi kam besim te goditja ime. Me Partizanin të gjithë luajtëm mirë dhe ai rezultat erdhi si pasojë e punës ekipore. Egnatia luan nga krahët dhe kjo më ndihmon të dal në lojën time.

A është ky viti i duhur për të fituar titullin e parë në karrierë me ngjyrat e Egnatias?

Kam ardhur këtu për të fituar, pasi skuadra ka cilësi dhe uri për të mbyllur një sezon historik për klubin. Ne po punojmë të gjithë me dëshirën për të bërë më të mirë dhe deri tani besoj se ia kemi dalë. Tani na duhet që mundimin e të gjithë këtij sezoni ta konkretizojmë në ndeshjet e mbetura, duke nisur që në ndeshjen me Laçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"