Ndodh në Kategorinë e Parë/ Drejtori sportiv do të bëjë edhe sponsorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 22:22

Ndodh në Kategorinë e Parë/ Drejtori sportiv do të bëjë edhe sponsorin

Shkumbini ka tashmë një sponsor të ri. Menaxheri Serxhio Mezi, i cili mban edhe postin e drejtorit sportiv në klubin peqinas, do të bëjë edhe rolin e sponsorit për ekipin bardhekaltër. Këtë fakt e pohon vetë drejtori sportiv, i cili, në fakt, në Shqipëri njihet më shumë si menaxher lojtarësh.

shkumbini

Mirëpo, dëshira e Mezit ishte që t’i vinte në ndihmë Shkumbinit edhe në rolin e sponsorit, ku fillimisht do të financojë veshjet e ekipit nëpërmjet firmës “Eyesportwear”. Lidhur me detyrën e tij në bordin e klubit me rolin e drejtorit sportiv, Mezi bëri me dije se dëshira e tij është që t’i vijë në ndihmë Shkumbinit edhe me shërbime të tjera.

Serxhio Mezi

Ardhja e trajnerit Love Kestelot lidhet me ndërmjetësimin dhe punën e Mezit, madje ai premton që do të bëjë gjithçka që klubi të ketë mundësi të tjera në vazhdim.

Bashkëpunimi mes durrsakut Serxhio Mezi dhe klubit peqinas mendohet të jetë afatgjatë dhe të dyja palët shpresojnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për çështje që lidhen me të ardhmen e klubit, siç është mundësia e afrimit të sponsorëve të tjerë në ndihmë të Shkumbinit.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"