Ndizet lufta për titullin kampion, ish-futbollisti i Dinamos i dhuron fitoren Dritës në supersfidën ndaj Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 20:26

Ndizet lufta për titullin kampion, ish-futbollisti i Dinamos i dhuron fitoren Dritës në supersfidën ndaj Ballkanit

U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 21-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan surprizat. Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Dritës dhe Ballkanit, që u vendos nga goli i ish-futbollistit kolumbian të Dinamos, Juan Mesa, i cili në minutën e 62-të, falë golit të tij i dhuroi 3 pikë të arta gjilanasve në triumfin 1-0 ndaj Ballkanit të Ilir Dajës, duke ndezur garën për titullin kampion.  

DRITA

Në dy duelet e tjera të ditës së sotme, Malisheva mposhti Prishtinën e Egbosë me rezultatin 0-2 falë golave të Aliut dhe Hazrollajt në minutat 34 dhe 87.  

Për sa i përket duelit mes Feronikelit dhe Gjilanit ai u mbyll në barazim pa gola. Pas 21 javësh kryeson Ballkani me 44 pikë, 4 më shumë se Llapi që ka një ndeshje më pak, ndërkohë në vend të tretë qëndron Drita me 40 pikë.  

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"