“Ndez” edhe Vora e Zjarrit, fiton pas 6 humbjesh radhazi. Vorakët sigurojë matematikisht zonën “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 14:53

“Ndez” edhe Vora e Zjarrit, fiton pas 6 humbjesh radhazi. Vorakët sigurojë matematikisht zonën “play off”

Pas 6 humbjeve radhazi Vora e drejtuar nga trajneri Endri Zjarri ka “ndezur” duke u rikthyer te fitorja duke mundur Tomorin në shifrat 3-0. Edhe pse ka vuajtur rreth 60 minuta për të dalë te goli, vorakët në fund shënuan tre herë dhe kanë siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në fazën “play off”.

vora tomori

Kronika e ndeshjes flet për një epërsi të skuadrës së Vorës, ku në 45 minutat e para u regjistruan 7 raste, por pa mundur që të gjendet rruga e golit. Fraksioni i dytë dha një tablo tjetër, ku Vora arriti që në minutën e 62-të të zhbllokojë rezultatin me një gol të bukur të shënuar nga 20 metra nga kapiteni Xhuljo Tabaku. Pas 10 minutash vendasit shënojnë edhe golin e dytë me anë të Raboshtës.

Në kohën shtesë, vorakët gjejnë edhe golin e tretë, këtë radhë me anë të Prengës, i cili realizon një supergol, me një gjuajtje ballore pranë harkut të zonës dhe vulos shifrat në 3-0. Me këtë fitore, Vora ruan vendin e katërt dhe kërkon të mos e lëshoj atë, pasi ka mundësinë e fitimit të një ndeshje “play_off” në fushën e vet. Ndërkohë që Tomori ka kryer punë për këtë sezon dhe ndeshjet që po luhen janë më shumë për të promovuar të rinjtë.

Trajneri i Vorës- Pas ndeshjes, trajneri i Vorës, Endri Zjarri, tha: “Për ne ishte e rëndësishme që të ktheheshim te rezultati pozitiv, pas një seri të gjatë negative. Pësuam 6 humbje radhazi dhe ky sukses duhet të na shërbejë si një pikënisje që të shohim vetëm përpara për të qenë të gatshëm për fazën e “play off”. Më e rëndësishme për ne është që të risim nivelin e lojës. Deri në “play off” kemi ndeshje të vështira ndaj dy kryesuesve, por që do të shërbejnë si një motiv i madh në fushën e lojës. Shpresojmë të bëjmë paraqitje të mira e të marrim rezultate pozitive deri në fund”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"