Ndeshjet e Partizanit, kalendari kthehet në favor për “Demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 21:45

Ndeshjet e Partizanit, kalendari kthehet në favor për “Demat”

Partizani në këtë fund të sezonit mund të thuhet se e ka “luftën” me Vllazninë në katër ndeshjet e mbetura. Pas disa javësh të vështira nga të cilat Vllaznia nuk përfitoi për tu shkëputur, tashmë kalendari kthehet në favor të “demave”.

-900-0-1713644050xpartizani-661

Në javën e ardhshme në kampionat Partizani luan ndaj Tiranës, ndërsa Vllaznia sfidon Egnatian. Një javë më pa shkodranët luajnë sfidë direkte me Dinamon, ndërsa Partizani sfidon Skënderbeun.

Në dy betejat e fundit Partizani luan me Kukësin dhe Erzenin, që thuajse i kanë “larë duart” me mbijetesën. Skuadra e Qatip Osmanit do të sfidojë Tiranën dhe Skënderbeun, të cilat me siguri do të jenë ende në lojë në lidhje me objektivat e tyre sezonale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"