Ndeshjet e muajit mars, bilanc jopozitiv për ekipet kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 9:16

Ndeshjet e muajit mars, bilanc jopozitiv për ekipet kombëtare

Muaji mars zbriti në fushë jo vetëm Kombëtaren A me ndeshjen e Polonisë, por edhe ekipet e moshave kuqezi, si në takime miqësore të caktuara apo edhe turne zyrtarë të UEFA-s, siç ishte për Kombëtaren U-17 në fazën “Elite Round”.

silvinjo

Gjatë muajit që lamë pas, Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi zhvilloi dy miqësore në Antalia, kundër Azerbajxhanit dhe Polonisë, ndërkohë Shqipëria U-19 luajti dy ndeshje miqësore ndaj Maltës në transfertë. Në total, duke bërë një bilanc të tetë ndeshjeve të Kombëtareve kuqezi, kemi arritur dy fitore, dy barazime dhe katër humbje. Një bilanc jopozitiv në përgjithësi, edhe pse katër ndeshje kanë qenë miqësore.

BILANCI – Dy fitoret e arritura në muajin mars, ishin nga Shpresat, të cilat fituan me Azerbajxhanin 2-1, me golat e Stiven Shpendit dhe Adrion Pajazitit, ndërsa suksesi tjetër nga Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Armando Cungu, i cili fitoi njërën prej miqësoreve me Maltën, me shifrat 0-2, ku shënuan Elezaj dhe Nuredini. Ndërkohë, dy barazimet në muajin mars u morën nga Kombëtarja U-17, që në “Air Albania”, ndau dy herë pikët, si me Zvicrën dhe me Letoninë, të dyja me rezultatin 1-1. Golat për kuqezinjtë e vegjël i shënuan Sulejmani dhe Duro.

asdsadsadasadas (1)

Teksa për të kaluar te humbjet, njëra u regjistrua nga Kombëtarja A, 1-0 në Poloni. Po ashtu Kombëtarja U-17 u mposht në ndeshjen e parë në grup kundër Francës U-17 dhe pas dy barazimeve nuk arriti të kalonte në fazën tjetër. Ndërkaq, nga një humbje morën edhe Shpresat dhe Kombëtarja U-19, përkatësisht me Poloninë dhe Maltën, të dyja në miqësore.

Angazhimet e radhës pritet të jenë në muajin qershor, ku Ko mbëtarja A do të luajë dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Europianit, Shpresat do të rikthehen në shtator me turne zyrtarë siç janë kualifikueset e Europianit 2025 për këtë moshë, dhe U-19 në muajin nëntor, po për kualifikuese, të cilat zhvillohen në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"