“Ndeshjen e ndanë episodet”, Memelli “qan” golat e pësuar: Ajo që duhet të bëjmë është të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 23:04

“Ndeshjen e ndanë episodet”, Memelli “qan” golat e pësuar: Ajo që duhet të bëjmë është të…

Vllaznia regjistroi një tjetër disfatë në kampionat, teksa u mposht ditën e sotme nga Egnatia në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-2. Shkodranët e drejtuar nga Migen Memelli luajtën prej minutës së 17-të me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Dragoshit. Tekniku pogradecar i Vllaznisë, foli për mikrofonin e “MCN” pas humbjes ndaj Egnatias, duke u shprehur:  

memelli

“Ajo që nuk menaxhuam ishin minutat e fillimit të pjesës së dytë. Këtë ndeshje e ndanë episodet, ai gabimi i minutave të fundit që mund të na kishte lënë një fije shprese për të parë çfarë do të vinte e nëse mund të barazonim apo jo.  

Gjykimi? Nuk kam asgjë për të thënë. 

Nuk i kishim raportet e barabarta sot, përballë një kundërshtari të fortë, mbase me meritë në vend të parë. Nëse do të kishte raporte të barabarta, mund të kishim ndeshje tjetër. Ajo që duhet të bëjmë është të qetësohemi që është shumë e rëndësishme, se vjen ndeshje tjetër e duhet të përgatitemi për atë. Duhet të rikuperojmë lojtarë sa më tepër që të kemi kontingjent sa më të plotë, e vetmja që duhet të marrim nga kjo ndeshje është si të rregullojë episodet që pësuam.  

Për sa kohë i futëm lojtarët, kemi besim te ata, edhe pse është e vështirë të shprehesh me detyra sulmuese në inferioritet. Sa i përket përkushtimit e impenjimit, besoj që bëmë goxha mirë sot, për shumë minuta përballë një kundërshtari shumë të fortë.  

Ne filluam mirë të them të vërtetën, por besoj kemi qenë goxha në ekuilibër e agresiv. Ai episod i golit të parë ishte pakujdesi, për të shkuar të goli i dytë ku nuk duhej ta kishim humbur topin, pastaj nuk ke çfarë të marrësh më nga ndeshje, nuk mund të pretendosh të kthesh ndeshjen me një kundërshtar të tillë”, përfundoi Memelli.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"