“Ndeshje e shkëlqyer ndaj kampionëve të Serisë A”, Inzagi thumbon gazetarët: Nesër do të shkruajnë se Interi s’ka rivalë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 23:50

“Ndeshje e shkëlqyer ndaj kampionëve të Serisë A”, Inzagi thumbon gazetarët: Nesër do të shkruajnë se Interi s’ka rivalë, por…

Interi triumfoi me rezultatin 0-3 ndaj Napolit, duke vendosur diktatin në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në duelin e vlefshëm për javën e 14-të të Serisë A. Në lidhje me këtë përballje, foli edhe trajneri i skuadrës zikaltër, Simone Inzagi i cili në prononcimin e dhënë në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shpreh:  

 INZAGHI

NDESHJA- Ndeshje e shkëlqyer, djemtë u paraqitën mirë deri në fund. Në fillim Napoli na vuri në vështirësi. Jam i kënaqur me paraqitjen ndaj një skuadre të shkëlqyer që është kampion i Italisë. 

DËMTIMET- De Vrij kishte luajtur edhe me ekipin kombëtar dhe ishte i kujdesshëm. Për sa i përket Dumfries duhet të kuptojmë nëse është një dëmtim apo ngërç. Këto janë gjëra që ndodhin me angazhimet e shumta. Duhet të shohim nëse mund të rikuperojmë Bastonin dhe Pavar, pasi realisht kemi vështirësi në këtë repart. 

NAPOLI PËR TITULL? Absolutisht po, edhe Napoli është në luftë për titullin. E dimë që rruga është e gjatë dhe plot gracka. Të gjitha skuadrat kanë marrë pikë, duhet të shikojmë ndeshjet e radhës, kjo e sotmja ishte një fitore e rëndësishme.  

Jemi të lumtur, të fitosh këtu në Napoli nuk është e lehtë. Atmosferë elektrizuese, lojtarë të shkëlqyer, është e drejtë të festojmë me tifozët tanë në fund të ndeshjes.  

PROTESTAT PËR GOLIN E PARË- Unë nuk kam parë asgjë, e pyeta ekipin tim pse u ankuan për golin e parë dhe ata thanë se panë mirë në fushë. Do t’i shikoj sërish imazhet. Më duhet të përgëzoj Napolin. Edhe këtë vit, i uroj atyre një udhëtim të mbarë të mbarë në Ligën e Kampionëve. 

THUMBA PËR GAZETARËT- Nesër ata do të shkruajnë se Interi nuk ka rivalë, të mërkurën në fund të pjesës së parë ata kishin artikuj të tjerë gati. Por ne e dimë këtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"