Ndeshja përballë Besës në Kamzë, Dinamo gëzon tifozët me njoftimin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2023 | 11:10

Ndeshja përballë Besës në Kamzë, Dinamo gëzon tifozët me njoftimin e rëndësishëm

Dinamo do të presë në Kamzë Besën në sfidën e javës së 23-të të Kategorisë së Parë në orën 15:00.

dinamo

Klubi kryeqytetas pasi arriti të zgjidhte “ngërçin” e stadiumit tashmë ka bërë dhe një njoftim të rëndësishëm për tifozët.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dinamo njofton fansat se hyrja në stadium do të jetë falas, duke pritur një mbështetje të madhe, me ‘Nëndetësen” që kërkon të rikthehet te fitorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"