Ndeshja nis pa flamuj këndi, Umejiego sherr me të gjithë. Njihuni me pikantet Apolonia-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2023 | 15:06

Ndeshja nis pa flamuj këndi, Umejiego sherr me të gjithë. Njihuni me pikantet Apolonia-Bylis

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Apolonia-Bylis.

gd

– Atmosferë elektrizuese në Fier, ndonëse nuk pati më shumë se 1200 tifozë të pranishëm në stadiumi. Nuk munguan as ballshiotët, që kishin ardhur enkas për ta ndjekur skuadrën e zemrës.

– Trajneri Jeraj së bashku me lojtarët, përshëndeten dhe duartrokiten nga tifozët. Edhe pse nuk fituan dot, i falënderuan për mbështetjen.

– Ndeshja nisi pa flamujt e këndit, të cilët u vendosën vetëm në minutën e 10-të. Tifozët vendës nuk kursyen as batutat, ndërsa u dëgjuan të thoshin: “Keni apo të sjellim ne shkopinj?”

– Mesfushori Omeri rikthehet në fushë, pas plot gjashtë muajsh jashtë tyre për shkak të dëmtimit.

– Ka shumë “xixa” në derbi dhe për pasojë kartonë me shumicë, nga fusha në pankina. Repaj-Emini, Asllanaj-Peralta, Hebeja-Lajthia, Umejiego-Goxha apo Maksuti-Kasaj patën ngacmime mes tyre.

– Në fund të takimit, Umejiego Antoni nuk kontrollon nervat. Përplaset me gjithë pankinën mallakastriote, shkak u bë vonesa e lojës me hedhjen e topit jashtë stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"