Ndeshja ndaj Tomorit, Burreli me ndryshime në formacion sot në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 12:40

Ndeshja ndaj Tomorit, Burreli me ndryshime në formacion sot në Kupë

Burreli ka lënë pas krahëve barazimin në “Roza Haxhiu” dhe është përqendruar te një tjetër ndeshje. Këtë herë për llogari të Kupës së Shqipërisë.

Burreli-Beselidhja

Pikërisht sot do të presin Tomorin në “Liri Ballabani” dhe synimi është vetëm e vetëm fitorja.

Ndonëse prioritet mbetet sigurisht Kategoria e Parë, matjanët do të tentojnë që të shkojnë sa më larg edhe në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend.

Grupi i drejtuar prej Renato Hotit ka mbyllur dje përgatitjet dhe është më shumë se i karikuar për të treguar vlera.

Mungesa nuk ka dhe as dëmtime, ndonëse gjasat janë që trajneri t’u japë hapësirë lojtarëve që ende nuk kanë marrë minuta në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"