Ndeshja ndaj Orikut, flet administratori i Burrelit: Erdhi koha për kthesën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 13:53

Ndeshja ndaj Orikut, flet administratori i Burrelit: Erdhi koha për kthesën!

Burreli kërkon kthesën në kampionat. Pasi mundi Tomorin në Kupën e Shqipërisë, tashmë radha është e Kategorisë së Parë. Matjanët kanë vetëm dy barazime dhe një humbje në 270 minutat e luajtura deri më tani.

Burreli-Beselidhja

Mungon fitorja dhe ata do bëjnë çmos që ta marrin sot ndaj Orikut. Luajnë në shtëpi dhe misioni shihet i realizueshëm, sidomos pas formës që ka ardhur në rritje.

Janë rikthyer të pezulluarit, por janë rikuperuar edhe të dëmtuarit. Matjanët duan që të rikuperojnë pikët e lëna dhe t’i largohen vendit të parafundit, ndaj i kanë dhënë “forca” vetes për ta kaluar me sukses këtë javë.

Këtë e thotë edhe administratori Arjan Lleshaj për “Panorama Sport”:

“Jemi të kënaqur me fitoren në ndeshjen e parë të Kupës. Do të tentojmë ta kalojmë këtë tur dhe shanset i kemi. Ishte një rezultat që na shoi moralin dhe sidomos pas barazimit dramatik në ‘Roza Haxhiu’.

Do të mundohemi t’i kapërcejmë këto pengesa. Ne kemi grupin, forcën dhe dëshirën për ta gjetur kthesën. Prej ditësh skuadra është përqendruar te java e 4-t, që e luajmë me Orikun.

Qëllimi është vetëm një: fitorja. Na mungon trepikëshi, ndaj ka ardhur koha që ta marrim. Javët sa vijnë edhe vështirësohen, ndaj duhet të jemi të përqendruar për të mos gabuar.

Tani që jemi thuajse të kompletuar, asgjë nuk na mungon. Jemi optimistë për të ardhmen e ekipit. Jemi një organikë për t’u admiruar, por duhet shumë punë dhe asnjëherë të mos e ulim tempin. Nuk duhet të flemë në dafina, por të mbledhim energjitë dhe çojmë sportin matjan aty ky e ka vendin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"