Ndeshja ndaj Egnatias, flet trajneri i Shkumbinit: Kupa, test për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 14:23

Ndeshja ndaj Egnatias, flet trajneri i Shkumbinit: Kupa, test për kampionatin

Shkumbini do të përballet sot me Egnatian në kuadër të turit të parë të Kupës së Republikës.

Sopoti-Shkumbini

Sfida pritet të jetë interesante, pavarësisht se rrogozhinasit shihen si të favorizuar për shkak të organikës cilësore që kanë. Trajneri i peqinasve Hetlem Çapja për “Panorama Sport” u shpreh se, Shkumbini nuk e ka luksin që të ketë synime në këtë kompeticion, por kjo sfidë do të shërbejë si një test për të parë gjendjen e lojtarëve përpara fillimit të kampionatit.

“Luajmë sfidën e parë zyrtare për këtë sezon dhe kalendari në Kupë na ka vendosur përballë një ekipi që në vitet e fundit i ka dhënë tonin Superiores.

Më duhet të them që, skuadra që unë drejtoj është rindërtuar nga fillimi me shumë lojtarë të rinj dhe me perspektivë, por që për kushtet në të cilat ndodhet Shkumbini nuk e ka luksin që të ketë synime në Kupë.

E them këtë pasi në këtë periudhë primare për ne, do të jetë kampionati dhe ndeshja me Egnatian që do të na shërbejë për të kolauduar edhe më mirë skuadrën.

Kemi afruar edhe disa lojtarë të huaj, të cilët duan kohën e vet për t’u përshtatur dhe për t’u ambientuar, kështu që nuk mund të them se na intereson shumë rezultati apo çështja e kualifikimit. Megjithatë, ne do ta respektojmë garën dhe do të mundohemi që të bëjmë një paraqitje dinjitoze.

Shpresoj që futbollistët të angazhohen në fushë pasi nga paraqitja e tyre do të varet edhe përzgjedhja ime për formacionin titullar që do të aktivizoj në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Butrintit.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"