Ndeshja me Lushnjën si finale, trajneri Bubeqi: Edhe barazimi e kënaq Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 12:04

Ndeshja me Lushnjën si finale, trajneri Bubeqi: Edhe barazimi e kënaq Besën

Besën e kënaq edhe barazimi në Lushnjë. Këtë e pohon edhe trajneri i Besës, Dorjan Bubeqi, i cili në prag të transfertës së nesërme për “Panorama Sport” u shpreh:

TRAJNERI I BESES, DORJAN BUBEQI

“Fatkeqësisht të dy ekipet ndodhen në të njëjtën situatë të pamerituar. Janë dy klube me shumë histori, por në vitet e fundit janë larg emrit që kanë. Në situata të tilla, miqësitë lihen anash e secili bën llogaritë e tij. Nisur nga kalendari, Besa shkon në Lushnjë me dy objektiva. Mirë do të ishte të dilnim me 3 pikë, por më kënaq edhe barazimi pasi në vijim Lushnja udhëton në Burrel, ne presim Korabin.

Prandaj, kam udhëzuar lojtarët të luajnë të qetë, pa presion dhe të besojnë deri në fund. Jemi të vetëdijshëm se përballë kemi një ekip që do kërkojë me çdo kusht fitoren. Lushnja ka brenda saj kualitete që dinë të nxjerrin golin, si Mikel Canka. Prandaj duhet të bëjmë kujdes maksimal, jo vetëm ndaj tij. Pra, presioni do jetë mbi Lushnjën dhe jo mbi Besën. Uroj të mos humbasim”.

lu be

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"