“Ndeshja me Erzenin do të jetë e vështirë”, Shehi: Largimi i Xhixhës na ka dëmtuar, por ka sjellë shumë të ardhura në klub…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 12:53

“Ndeshja me Erzenin do të jetë e vështirë”, Shehi: Largimi i Xhixhës na ka dëmtuar, por ka sjellë shumë të ardhura në klub…

Erzeni pret nesër Tiranën pasi do të përballen në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri Orges Shehi.

ORGES SHEHI

“Është një kundërshtar që po bën shumë mirë, na kanë mundur në fazën e parë, do të jetë në një ndeshje e vështirë në të gjitha drejtimet. Renditja është aty aty, i kemi ndërruar vendet me kundërtshtarët, mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe pastaj se çfarë prodhon fusha e lojës është gjë tjetër. Janë larguar 4 lojtarë si Xhixha, Limaj, Kallaku dhe Hyseni nga organika jonë  dhe janë afruar 2, mendoj se mbetet për tu parë si do të rezultojë e mirë apo me sukses klubi kërkon të punojë edhe për afatgjatë dhe lojtarët e rinj që kanë ardhur kanë kontratë më shumë se qershori  do të jenë në vazhdimësi, largimi i Xhixhës na ka dëmtuar por ka sjellë shumë të ardhura në klub. Nëse ikën dhe Ismajlgeci atëherë bëhen 5 të larguar dhe do të na vendosë në vështirësi. Skuadrat janë të gjitha Brenda objektivave dhe konkuruese, kërkojnë dhe prodhojnë rezultate që nuk nisesh nga emri apo organika, kur është kampionati kështu çdo javë prodhohen rezultate që na habisin. Është kampionat i fortë këtë e tregon edhe diferenca me pikët. Vitet ikin shpejt, sigurisht dy vjet është një periudhë që më bën të ndjehem mirë që jam drejtuesi i këtij klubi, që në momentin që kam ardhur dhe deri tani besoj ka një ndryshim të madh, ku ishte dhe ku është, si po funksionon. Jam i kënaqur. Kur vijnë lojtarët e rinj në moment të fundit duhet të ndryshosh, sigurisht që në manovër kemi ndryshuar, herë pas here dhe në bazë të kundërshtarëve do të ndryshojmë në dinamikë jo në vendosje që në fillim“, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"