Ndeshja me Bylisin, Butrinti përgatit “kurthin” për ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2021 | 11:23

Ndeshja me Bylisin, Butrinti përgatit “kurthin” për ballshiotët

Butrinti ndodhet përpara një ndeshjeje të vështirë, ndonëse luan në shtëpi. Të besuarit e trajnerit Artan Bano do të përballen me Bylisin kryesues dhe gjatë javës i është mëshuar punës për të marrë rezultat pozitiv.

Korabi-Butrinti

Të gjendur para këtij presioni ndaj Bylisit, që kryeson me të drejtë Kategorinë e Parë, drejtuesit e klubit sarandjot, duke marrë shkas edhe nga rezultatet e fundit të ekipit, kanë preferuar heshtjen për shtyp.

Në seancën e djeshme, grupi i lojtarëve nën urdhrat e trajnerit Artan Bano ka zbatuar detyrat tekniko-taktike në perfeksion. Rreshtim me forca të shumta në mbrojtje, një mesfushë aktive në të dy krahët, si dhe një kundërsulm i ardhur përmes linjës së dy krahëve ka aplikuar në seancën e djeshme lushnjari Bano në prag të sfidës me mallakastriotët.

Përpos vështirësisë që paraqet kundërshtari, futbollistët e Butrintit janë optimistë. Në analizat dhe udhëzimet për këtë takim është kërkuar që ekipi të futet në fushë për objektivin madhor, marrjen e tri pikëve.

Edhe pse Bylisi kryeson me meritë kampionatin, sarandjotët kanë besim se miqtë nuk do ta kenë aspak të lehtë dhe kanë bërë gati “kurthin” për të marrët pikët që u duhen kaq shumë në fund të këtij viti.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"