Ndeshja kundër Tomorit në Kupë, Burreli “shans” të rinjve në Berat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 13:04

Ndeshja kundër Tomorit në Kupë, Burreli “shans” të rinjve në Berat

Burreli do të luajë ndeshjen e kthimit përballë Tomorit, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Burreli-Beselidhja

Stafi teknik do të aktivizojë kryesisht lojtarë të rinj në Berat, për t’u dhënë mundësi atyre të shpalosin vlerat e tyre.

Matjanët objektiv parësor kanë kampionatin, por jashtë vëmendjes nuk e kanë lënë as këtë kompeticion.

Në formacionin e mundshëm me të cilin pritet të luajë sot, bie në sy dominimi i të rinjve, një gjeneratë e ardhur nga akademia e Burrelit.

Ndeshjen e parë e kanë fituar 2-1, rezultat i cili është favorizues për të pretenduar, pse jo, në një kualifikim të mundshëm. Por edhe Tomori ka synimet e veta, për më tepër kur dihet që sot luan në shtëpi.

Ndërkohë që ndeshjet e Kupës si për Burrelin ashtu edhe për Tomorin, nuk është se kanë ndonjë rëndësi të madhe, por sigurisht që njëri do të dalë i fituar nga fusha.

E nëse kualifikimi do t’u buzëqeshë matjanëve, do t’u shërbejë si një motivim para transfertës me Luzi 2008.

MARTIN DEDAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"