Ndeshja kundër ekipit ku u bë i famshëm, Asllani në rrjetet sociale: Gjithmonë speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 18:49

Ndeshja kundër ekipit ku u bë i famshëm, Asllani në rrjetet sociale: Gjithmonë speciale

Interi fitoi mbrëmjen e së hënës me shifrat 2-0 kundër ekipit të Empolit në Serinë A. Zikaltërit morën një tjetër fitore, në rrugën e tyre drejt titullit të 20-të kampion në histori. Trajneri Simone Inzagi, i ofroi disa minuta lojë edhe lojtarit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanit.

MixCollage-02-Apr-2024-06-28-PM-9391

Mesfushori u fut në minutën e 69-të, duke zëvendësuar Calhanoglun. Ky takim ishte tepër i veçantë për Asllanin, duke qenë se luante kundër ish-ekipit të tij, Empolit. 22-vjeçari luajti për Empolin në sezonin 2021/2022, duke bërë 26 paraqitje për klubin italian ku shënoi 1 gol dhe dhuroi një asist për shokët e skuadrës.

Ishte vetë Asllani ai që postoi disa foto nga mbrëmja e kaluar në “Instagram”, duke kujtuar pikërisht se çfarë nënkuptonte për të kjo ndeshje:

“Një takim gjithmonë special, +3 drejt objektivit tonë”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"