Ndeshja e tretë radhazi/ Në Itali nuk kanë dyshime, Asllani sërish titullar te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 23:38

Ndeshja e tretë radhazi/ Në Itali nuk kanë dyshime, Asllani sërish titullar te Interi

Dëmtimi i Hakan Çalhanoglu i hapi rrugën Kristjan Asllanit, për t’u aktivizua titullar me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar e ka justifikuar mëse miri deri tani besimin që i ka dhënë trajneri Inzagi, teksa me shumë gjasa, Asllani, do të luajë ndeshjen e tretë radhazi nga minuta e parë me fanellën zikaltër. 

ASLLANI

Pas asaj me Leçen dhe Atalantës, mediat italiane raportojnë se shqiptarit do t’i besohet një tjetër fanellë titullari ndaj Xhenoas. Sipas, Xhanluka Di Marcio raporton se Kristjan Asllani do të jetë nga minuta e parë në fushë për të “dirigjuar” lojën e zikaltërve. 

Për sa i përket rikthimit të Çalhanoglu, ai pritet të rikthehet në fushë në duelin e kthimit ndaj Atletiko Madridit më 13 mars.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"