Ndeshja e rëndësishme ndaj Hungarisë, flet Mançini: Imobile? Dua më shumë dashuri për kombëtaren…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 14:47

Ndeshja e rëndësishme ndaj Hungarisë, flet Mançini: Imobile? Dua më shumë dashuri për kombëtaren…

Roberto Mançini u paraqit i vrenjtur në fytyrë në konferencën për shtyp, pasi të gjitha mediat e kishin bërë publike çështjen “Imobile”, ndonëse trajneri kërkoi që të mbrojë “i detyruar” versionin e Federatës Italine të Futbollit:

Italy v Spain - UEFA EURO, EM, Europameisterschaft,Fussball 2020 - Semi Final - Wembley Stadium Italy manager Roberto M

“Imobilen ishte e kotë që ta rrezikonim. Nuk ia vlente më në këtë moment të fundit. Unë e di se Çiro donte që të rrinte me ne, kishte shumë dëshirë, por… Ajo që dua dhe e kam kërkuar gjithmonë, është më tepër dashuri për kombëtaren.

Dua më shumë përkushtim, por mos e merrni që këtë e kam për Imobilen…

Sa mundësi keni për fitoren në Hungari? 50 me 50, pasi unë kam luajtur disa herë si futbollist në Budapest dhe aty nuk është asnjëherë e lehtë.

Në të njëjtën kohë jam i lumtur për ata që kanë bërë një Ligë Kombesh kaq fantastike, pasi Marko Rosin e kam ish-shok skuadre dhe një trajner si ai e meriton gjithçka po jeton.

A do të ndryshoj diçka? Mendoj se do të luajmë sërish me 3-5-2, por të shohim, kemi kohë për ta menduar këtë. E përsëris, nuk është çështje skeme, por njerëzish që luajnë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"