Ndeshja e pezulluar nga gjyqtari, reagon klubi i Kategorisë së Parë: Asnjë shkelje nga ana jonë, ngjarje pa precedent

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 19:00

Ndeshja e pezulluar nga gjyqtari, reagon klubi i Kategorisë së Parë: Asnjë shkelje nga ana jonë, ngjarje pa precedent

Klubi I Tërbunit ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale për ngjarjen që ndodhi në stadiumin e tij në Pukë ku gjyqtari kryesor Albano Stolaj, ka ndërprerë ndeshjen ndaj Turbinës në minutat shtesë të sfidës.

terbuni

Klubi pukjan pretendon se ka qenë një vendim i njëanshëm i gjyqtarëve por nuk ka pasur asnjë lloj goditje apo dhunë ndaj anësorit të sfidës si dhe nuk kishte asnjë lloj shpjegimi nga kryesori për vendimin që kishte marrë. Klubi bëri të ditur se ka pamjet filmike të të gjithë ngjarjes që e ka cilësuar si të paprecedent.

POSTIMI I KLUBIT

Reagimi i Klubit të Futbollit Tërbuni Pukë për ndeshjen e zhvilluar sot, 01.04.23 mes ekipit tonë dhe K.S. Turbina Cërrik e pa përfunduar pasi arbitri Albano Stolaj ndërpret ndeshjen kur rezultati ishte 1-1 në minutën e 92’ ku ishin akorduar 9-të minuta shtesë.

Ekipi ynë në minutën e 92-të arrin të gjejë golin e avantazhit me anë të sulmuesit, Albi Xhabrahimi por në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pa asnjë lloj arsyeje, arbitri anësor e anulon për pozicion jashtë loje. Në atë moment, lojtarët tanë drejtohen tek anësori për të kërkuar shpjegime për golin e anuluar dhe në mënyrë të paprecedent arbitri kryesor Stolaj ndërpret ndeshjen pa asnjë lloj motivi.

Nuk ka pasur në fushë tifozë, nuk ka pasur hedhje të sendeve nuk ka pasur asnjë lloj presioni, nuk ka pasur asnjë prekje ndaj arbitrave, nga askush. Delegatët e FSHF-së i kanë kërkuar llogari arbitrit në fjalë për ndërprerjen e ndeshjes por çuditërisht treshja e arbitrave pa vërshëllyer janë futur në dhomat e zhveshjeve.

Skena të turpshme nga arbitrat të cilët na kanë dëmtuar gjatë gjithë këtij kampionati. Klubi ynë dhe drejtuesit tanë disponojmë pamje filmike ku gjithçka ka qenë mëse korrekte në fushën e lojës. Çdo gjë ka qenë brenda normave të një ndeshje futbolli për këtë do t’iu sigurojmë me pamje filmike në vazhdim.

Është e turpshme sesi një grup arbitrash vijnë në Pukë dhe bëjnë si të duan vete pa asnjë lloj arsye. Drejtuesit tanë do të dërgojnë pamjet filmike dhe fakte në FSHF që ndeshja është ndërprerë në mënyrë të paprecedent nga treshja e arbitrave me kryesor Stolaj ku nga ana jonë nuk kishte asnjë shkelje.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"