“Ndërhyrja ndaj meje ishte penallti”, Zabërgja e ka me gjykimin: Meritonim fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 14:20

“Ndërhyrja ndaj meje ishte penallti”, Zabërgja e ka me gjykimin: Meritonim fitore

Baton Zabërgja u bë protagonist te rasti i penalltisë së padhënë në minutën e 88-të, që për kryesorin ishte simulim. Në prononcimin e pas ndeshjes enkas për “Panorama Sport”, sulmuesi kosovar i Dinamos kërkon të mos bëjë polemika, edhe pse sipas tij kishte një kontakt dhe gjyqtari mund të jepte 11-metërsh.

zabergja

“Isha protagonist tek ai rast dhe unë mendoj se ishte penallti, pasi kishte kontakt. Mirëpo, arbitri vendosi ndryshe dhe tani duhet të shohim përpara”, deklaroi Zabërgja.

NDESHJA – Në lidhje me pikën e marrë ndaj Vllaznisë, sulmuesi i ardhur nga Gjilani nuk është shumë i kënaqur, pasi mendon se skuadra meritonte diçka më shumë. Ai i konsideron dy pikë të lëna ato kundër shkodranëve.

“Mendoj se në këtë ndeshje meritonim të fitonim. Ishim më kërkues, kishim edhe rastet tona, por nuk i konkretizuam dot dhe në fund dolëm me një pikë. Duke parë rrjedhën e lojës, mendoj se Dinamo humbi dy pikë, sepse e merituam”, vijoi më tej futbollisti i bluve.

EGNATIA – Kundërshtari i radhës për Dinamon është Egnatia, ku shpresohet për një rezultat pozitiv në ndeshjen që do të luhet të premten në Rrogozhinë.

“Do ta shohim me seriozitet këtë ndeshje dhe të shpresojmë për të dalë me një rezultat pozitiv. Edhe pse na kanë munguar rezultatet, ne kemi prodhuar lojë të mirë. Ndaj, kemi besim se do të vijnë edhe fitoret në vazhdimësi”, përfundoi sulmuesi.

V.MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"