Ndarja nga jeta e Odisea Çipës, Butrinti emëron trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2023 | 9:30

Ndarja nga jeta e Odisea Çipës, Butrinti emëron trajnerin e ri

Java e kaluar ka qenë e trishtueshme për futbollin sarandjot, pasi trajneri Odisea Çipa ndërroi jetë.Collage Maker-14-Feb-2023-09.24-AM

Ndeshja me Albpetrolin u shty për të mërkurën (nesër në orën 13:00 në Patos), ndërsa pas disa ditëve pa stërvitje, Butrinti është rikthyer në fushë.

“Panorama Sport” mëson se tashmë skuadrën do ta drejtojë Sokol Bogdo, i cili ka qenë pjesë e stafit edhe kur drejtonte i ndjeri Çipa. Për sarandjotin Bogdo, ndeshja në Patos do të jetë debutuese si trajner i parë.

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"