Ndalet Luftëtari, “bllokadë” e Devollit në një sfidë me katër gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2023 | 13:00

Ndalet Luftëtari, “bllokadë” e Devollit në një sfidë me katër gola

U shënuan katër gola, por Devolli dhe AF Luftëtari kanë ndarë pikët në ndeshjen e djeshme, e cila u zhvillua në një atmosferë të bukur në stadiumin e Bilishtit. Topin e parë nga mesi i fushës e shkelmoi në shenjë simbolike ish-futbollisti Renato Lanka.

devolli luftetari

Devolli i bëri një nisje fantastike lojës, pasi kaloi në avantazh që në minutën e 5-të, kur pas një goditje nga këndi, është Ndoci që shënon me kokë nga afër portës.

Gjirokastritët kërkuan menjëherë barazimin me Radovanin, Ziajin dhe Miranin, por në minutën e 12-të, Devolli fitoi një penallti të kontestuar gjatë nga miqtë, duke dyfishuar shifrat me Godbein. Luftëtari nuk u beson syve, por mbledh forcat dhe detyron Devollin të mbrohet me shumë forca.

Ziaji fiton një penallti në minutën e 38-të, por Mirani shpërdoron, duke goditur jashtë. Mirëpo, i njëjti lojtar, korrigjon gabimin katër minuta më pas, duke shënuar një gol të bukur me kokë dhe rihapur takimin.

Në pjesën e dytë bluzinjtë e Edmond Dalipit bëhen zotë të fushës, por shpërdorojnë shumë raste për shënim. Megjithatë, kur po luhej minuta e 90-të, një supergol i mesfushorit Astrit Rama me goditje nga jashtë zone, vulosi barazimin 2-2. Edhe në minutat shtesë miqtë kërkuan përmbysjen, por nuk ia dolën dot.

798798798

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"