“Ndaj Teutës është tjetër histori”, Sedloski: Europa është në dorën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 14:12

“Ndaj Teutës është tjetër histori”, Sedloski: Europa është në dorën tonë

Vllaznia pret nesër në orën 15:00 Teutën në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen e javës së 33. Në prag të këtij takimi, trajneri i kuqebluve Goce Sedloski ka folur para mediave duke u shprehur se ka besim te skuadra e tij dhe ndaj Teutës, do të luhet vetëm për 3 pikët.

sedloski

“Ndeshja e sezonit? Sigurisht që çdo ndeshje e mbetur tashmë deri në fund është e rëndësishme dhe kjo ndaj Teutës është njëra prej këtyre 4 përballjeve. Kuptohet që secilit prej nesh i vjen keq për këto ndeshjet e fundit ku nuk kemi marrë rezultatet e duhura.

Teuta? Por nesër mendoj se do të jetë histori tjetër. Duhet të jemi të përqendruar në maksimum për këtë ndeshje sepse e dimë rëndësinë e madhe që ka ajo, por edhe të tjerat që vinë më pas. Nuk kemi zgjedhje tjetër por vetëm t’i luajmë këto 95 minuta në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të marrim pikët.

Mungesat? Kemi probleme në mbrojtje, por është detyra jonë t’i zgjidhim këto gjëra. Mund të them se çdo gjë sa i takon kualifikimit për në Europë, është vetëm në dorën tonë. Nëse bëjmë mirë, sigurisht që mund t’ia dalim”, u shpreh Sedloski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"