NBA/ “Tronditet” Miluoki, Baks eliminohen me Janis në parket. Shtyhet festa e LeBronit dhe Lejkërsave (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 9:40

NBA/ “Tronditet” Miluoki, Baks eliminohen me Janis në parket. Shtyhet festa e LeBronit dhe Lejkërsave (VIDEO)

Faza e 1/8-ave në NBA po shkon drejt fundit, teksa deri tani pesë skuadra kanë arritur të kualifikohen.

butler

Të fundit që e arritën ishin Nju Jork Niks dhe Miami Hit. Kjo e fundit mund të quhet surpriza e këtij sezoni, pasi ka eliminuar pretendenten kryesore të Konferencës së Lindjes, Miluoki Baks.

“Drerët” priteshin të përmbysnin rezultatin me rikthimin e Janis Antetokunmpo në parket, por asgjë nuk shkoi ashtu siç pritej, pasi Hit fitoi në ndeshjen e fundit 126-128 pas kohës shtesë, me rezultatin e përgjithshëm 1-4 me ndeshje.

Ajo do të përballet me Nju Jork Niks, e cila eliminoi Klivland Kavaliers me rezultatin e ndeshjes së fundit që ishte 95-106, teksa me përballje direkte, Niks triumfoi 1-4.

Duket se festa e LeBron Xhejms dhe Los Anxhelos Lejkërs u shty, me Memfis Grizlis që triumfoi në ndeshjen e pestë me rezultatin 116-99 duke e çuar rezultatin në 3-2.

Gjithashtu një fitore të rëndësishme e arriti edhe Golden Stejt Uorriors përballë Sakramento Kings duke fituar 116-123 duke e çuar serinë e ndeshjeve në 3-2 për Stef Kërrin me shokë.

Ndërkohë më herët janë kualifikuar dhe Filadelfia 76ers, Denver Nagets dhe Finiks Sans.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"