NBA/ Startojnë ndeshjet çerekfinale të “play off”-it, kampionët në fuqi fitojnë të parën ndaj Lejkërs

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 10:11

NBA/ Startojnë ndeshjet çerekfinale të “play off”-it, kampionët në fuqi fitojnë të parën ndaj Lejkërs

Ka startuar sot faza çerekfinale e play off-it në NBA, me dy ndeshjet e para në secilën Konferencë.

NBA: Playoffs-Los Angeles Lakers at Denver Nuggets

Në Konferencën e Lindjes, Nju Jorku fitoi 111-104 ndaj Filadelfias, në një ndeshje kryesisht të komanduar nga vendasit. Brunson e Hart me nga 22 pikë secili si dhe MekBrixh me 21 pikë formuan një trio fituese për skuadrën nju-jorkeze.

Pa probleme fitoi edhe ekipi i Kliveland, që mundi 97-83 Orlandon në fushën e tij. Donovan Mitçell me 30 pikë ishte lider në fushë për Kavaliers, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Bankeros për miqtë.

Në Perëndim, kampionët e Denverit fituan 114-103 ndaj Lejkërs. Dejvis e Xhejms realizuan 59 pikë së bashku për ekipin kalifornian, por që s’mjaftuan. Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Jokic me 32 pikë e 12 ribaund.

Me fitore e nis fazën play-off edhe Minesota, që mundi 120-95 Feniksin, në një ndeshje pa shumë histori. Durant realizoi 31 pikë për Sans, por që mbetën për statistikë. Eduards me 33 pikë ishte më i miri për Minesotan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"