NBA / Lejkërs shkëlqejnë në derbi, humbje turpëruese për Miluokin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 20:05

NBA / Lejkërs shkëlqejnë në derbi, humbje turpëruese për Miluokin (VIDEO)

Pas 11 ndeshjesh radhazi të humbura në derbin e Los Anxhelesit ndaj rivalëve historikë Clippers, skuadra e Lakers më në fund fiton, duke triumfuar 130-125. Një ndeshje shumë e luftuar dhe me shumë rivalitet që u vendos vetëm në kohën shtesë, me Lakers që rikuperuan një disavantazh prej 19 pikësh në pjesën e parë.

LA LEJKERS

 

Leonard dhe George realizuan 63 pikë së bashku, por që nuk mjaftuan për Clippers. Për Lakers shkëlqeu LeBron James, me 35 pikë e 12 ribaunde, mbështetur edhe nga Davis e Russell, që realizuan nga 27 pikë secili. Të dyja skuadrat tashmë barazohen me nga 3 fitore dhe 2 humbje gjatë pesë ndeshjeve të para në Konferencën e Perëndimit. Ndërsa në Lindje, Milwaukee Bucks pësoi një humbje të turpshme në Kanada, ku u mund 130-111 nga Toronto Raptors. Për vendësit u dallua Siakam me 26 pikë. Antetokounmpo dhe Lillard nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, pasi të dy së bashku realizuan vetëm 31 pikë, shumë pak për një dyshe që cilësohet si më të mirat në NBA.

Boston Celtics dhe Dallas Mavericks janë dy skuadrat e vetme që s’njohin humbje deri më tani në NBA. Bostoni mundi 155- 104 Indiana Pacers, që vendos rekordi të ri në startin e këtij sezoni si fitorja më e thellë. Në këtë sfidë u dallua me Tatum me 30 pikë e 12 ribaunde. Ndërsa Dallas fitoi 114-105 ndaj Chicago Bulls dhe Mavericks kryesojnë bindshëm. Në këtë sfidë u dallua Williams me 25 pikë. Në tabelë pasqyrohet rezultatet e ndeshjeve të luajtura në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Përmbledhje e ndeshjes LA Lakers- Clippers (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"