NBA/ Bostoni rikthehet te fitorja, Donçiç shkruan historinë për Dallasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 10:00

NBA/ Bostoni rikthehet te fitorja, Donçiç shkruan historinë për Dallasin

Boston Sëlltiks i rikthehet fitores pas dy humbjeve radhazi në NBA. Tetum dhe Braun shënuan respektivisht 29 dhe 27 pikë për suksesin ndaj Feniks që paguan edhe një herë për mediokritetin e pankinës, e cila nxorri vetëm 16 pikë në total, 13 nga Bol, i vetmi zëvendësuesi nivelit të lartë, kundrejt 27 të skuadrës kundërshtare.

doncic

Të dyja skuadrat patën një mungesë të rëndësishme, ato të Buker dhe Porzingis. Bostoni mbetet skuadra me rekordin më të mirë në NBA, nuk ka humbur asnjëherë tri herë radhazi këtë sezon. Sans asnjëherë në gjendje të udhëheqin lojën në pjesën e dytë. 45 pikët e Durant, rekordi i tij i sezonit, nuk ishin të mjaftueshme.

Ndërsa Luka Doncic bën histori duke treguar ndeshjen e tij të gjashtë të “triple-double” radhazi me të paktën 30 pikë. Dallasi fitoi jashtë fushe, duke treguar superioritet në stadiumin e Detroit.

Nuk fal Denveri. Kampionët në fuqi morën fitoren e dytë radhazi dhe arrijnë Minesotan në vendin e dytë në Perëndim, vetëm një fitore larg vendit të parë.

REZULTATET

Charlotte Hornets-Brooklyn Nets 110-99

Detroit Pistons-Dallas Mavericks 124-142

Golden State Warriors-San Antonio Spurs 113-126

Phoenix Suns-Boston Celtics 107-117

Denver Nuggets-Utah Jazz 142-121

Portland Trail Blazers-Toronto Raptors 128-118

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"