NBA/ Boston ndalet, Denver do të përballet në gjysmëfinale me Feniks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 14:38

NBA/ Boston ndalet, Denver do të përballet në gjysmëfinale me Feniks

Pas Filadelfias, mësohen edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste të play-off në NBA. Në Perëndim, Denver Nugets, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë ka prerë një biletë mes katër më të mirëve pas fitores 112-109 ndaj Minesota, duke fituar 4-1 serinë e takimeve.

denver-e1682499978368-770x395

Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Denver u dallua Murrai me 35 pikë, mbështetur nga Jokic me një “triple double”, 28 pikë, 17 rebound dhe 12 asist.

Përballë Denver në gjysmëfinale do të jetë Feniks Suns, që mposhti 136-130 Los Anxheles Klipers dhe fitoi po 4-1 serinë e takimeve mes tyre. Mungesa e Leonard u ndje tek ekipi kalifornian, ndërsa për Suns shkëlqyen Buker me 47 pikë dhe 10 asist, si dhe Durant autor i 31 pikëve.

Në Lindje, ngec skuadra e Boston Seltiks që u mund 119-117 nga Atlanta Haëks, që mban hapur garën për një vend në gjysmëfinale. Joung me 38 pikë dhe 13 asist ishte lider për Atlanta-n, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Braun për Boston, që pavarësisht humbjes, udhëheq 3-2 serinë e takimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"