Natë për historinë e Edin Xhekos, barazohet me legjendat si Di Stefano, Maldini e Mateus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 22:15

Natë për historinë e Edin Xhekos, barazohet me legjendat si Di Stefano, Maldini e Mateus

Edin Xheko ka shkruar historinë sot në finalen e Ligës së Kampioneve duke zbritur në fushën e lojës me fanellën e Interit. Sulmuesi boshnjak, ka luajtur për herë të parë sot në një ndeshje të tillë pasi ka mbushur 37-vjeç dhe kështu, është barazuar me disa legjenda të futbollit botëror me këtë statistikë të veçantë.

xheko

Para tij, lojtarë jo portierë të cilët kanë luajtur në finale në moshën mbi 37-vjeçare janë vetëm 8 të tillë.

Alfredo di Stefano, Ferenc Pushkash, Toninjo Cerezo, Pietro Vierkovud, Lotar Mateus, Alesandro Kostakurta, Paolo Maldini dhe Rajan Gigs, ishin të vetmit që e kishin bërë një gjë të tillë në historinë e turneut deri më sot, kur atyre iu bashkua edhe boshnjaku i Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"