Natë me fat për Aleks Ferguson, ish-trajneri legjendat fiton thuajse 1 milion paund në garat me kuaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 22:55

Natë me fat për Aleks Ferguson, ish-trajneri legjendat fiton thuajse 1 milion paund në garat me kuaj

Aleks Ferguson sot ka qenë shumë i lumtur, edhe pse ish-skuadra e tij, Mançester Junajtid është mundur në kampionat nga Fullhemi i Brojës. Trajneri legjendar skocez, sot i është gëzuar fitores së një shumë prej thuajse 1 milion paund… në garat me kuaj.

sadsdasdsadsadsda

Spirit Dancer, kali të cilin 82-vjeçari ka në bashkëpronësi, ka fituar sot një nga garat më të famshme në Saudi Cup, Hoëden Neom Turf Cup dhe kjo i siguroi skocezit një shumë prej 944882 paund.

Sër Aleks ka qenë gjithmonë një fans i garave me kuaj dhe ishte pronar i disa kuajve të njohur në hipodromet angleze, duke fituar shpesh shifra të rëndësishme prej tyre. Por asnjë nuk kishte fituar më shumë se sa i solli sot Spirit Dancer, në një aktivitet që u zhvillua në Riad.

asdsdasdasdasdasdasdaasd

Ajo që u cilësua gara më e pasur në botë për kuaj, u fitua nga kali të cilin trajneri e ka rritur në fermën e tij, ndaj ky ishte një sukses edhe më i veçantë për skocezin. “Po jetoj ëndrrën”, ishin fjalët e Ferguson pas këtij suksesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"