“Nagelsman u frikësua nga Mane”, zbulohet sherri para skuadrës që çoi drejt shkarkimit të trajnerit të Bajernit
Julian Nagelsman u largua nga drejtimi i Bajern Mynih pak ditë më parë, pasi në klub beson se loja dhe rezultatet nuk ishin ato të kërkuara nga bavarezët. Por divorci i parakohshëm mes palëve duket se kishte rrënjët edhe te krisja e Nagelsman me Sadio Mane, afrimin më të bujshëm të merkatos së verës.
Sipas “Bild” mes të dyve kishte një përplasje të ndezur në dhomat e zhveshjeve në prani të pjesës tjetër të skuadrës, me trajnerin i cili ishte shfaqur “i frikësuar” nga sjellja e sulmuesit senegalez. Kjo ndodhi pas fitores 2-0 të Bajern Mynih kundër PSG në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve kur Nagelsman e aktivizoi vetëm në 8 minutat e fundit,.
Gjermanët bëjnë të ditur se Mane ishte i inatosur se e aktivizuan vetëm në fundin e ndeshjes dhe ai u përball me trajnerin pas përfundimit të sfidës. Një situatë që kishte alarmuar drejtuesit e skuadrës të cilët panë se besimi i disa prej emrave që vlerësohen si kyç brenda skuadrës, nuk ishte ai i duhuri, ndaj arta ndërmorën hapin për të larguar trajnerin, duke besuar se me Tuhel, ekipi do të kishte një frymë tjetër më pozitive.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"