Nagelsman merr vendimin për portierin titullar të Europianit, Nojer largohet nga grumbullimi i Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 21:49

Nagelsman merr vendimin për portierin titullar të Europianit, Nojer largohet nga grumbullimi i Gjermanisë

Manuel Nojer do të jetë portieri titullar i Gjermanisë në Euro 2024. Ky është vendimi i Julian Nagelsman, i cili vendosi kështu hierarkinë në radhët e Gjermanisë me Ter Shtegen i cili kërkonte gjithashtu hapësirën e tij.

nojer

Por pikërisht ky i fundit do të jetë ai që do të mbrojë portën gjermane në miqësoret e marsit, pasi në të njëjtën ditë kur Nagelsman bëri publik vendimin e tij, Nojer është dëmtuar në stërvitje. Ai kreu testet përkatëse pas dëmtimit që pësoi paradite dhe u vendos që të largohej nga grumbullimi për të nisur pjesën e riaftësimit në klub.

“Ai është jashtë për ndeshjet tona të radhës, ndoshta edhe për ndeshjen e Bajernit ndaj Dortmundit, por ajo nuk është çështje që më përket mua. Është një situatë që na mërzit pasi na ka lënë përshtypje të mira. Megjithatë, ne kemi një tjetër portier të klasit botëror në portën tonë dhe padyshim do të kemi një paraqitje të mirë”, tha sot pasdite Nagelsman, duke komentuar mungesën e Nojer.

Kësisoj, Ter Shtegen do të mbrojë portën në ndeshjen ndaj Francës që luhet të shtunën si dhe Holandës që luhet të martën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"