Nagelsman mban pezull Nojerin dhe Ter Shtegen: Nuk e kam vendosur ende…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 19:18

Nagelsman mban pezull Nojerin dhe Ter Shtegen: Nuk e kam vendosur ende…

Edhe pse vetëm 36-vjeç, Julian Nagelsman ka marrë përsipër detyrën më të vështirë në karrierë si trajner, rikthimin e suksesit te “pancerat” pas disfatave të njëpasnjëshme.

nagelsman

Ndonëse skepticizmi është i lartë në kampin e legjendave, ai ka dashur ta largojë presionin, duke prekur diskutimin e numrit “1” në portë, aty ku Manuel Nojer dhe Mark-Andre ter Shtegen janë në balotazh për pozitën e titullarit:

“Ende nuk e kam vendosur. Më duhet më shumë kohë. Fillimish duhet të bisedojë me të dy. Jam më fat që kam në grup dy nga portjerët më të mirë në botë. Për disa mund të vështrohet zgjidhje luksi, ama presioni bie mbi trajnerin. I lumtur që Gjermani do duelojë në prag të Kampionatit Europian me Greqinë dhe Ukrainën. Teste të denja për të ndezur fuqishëm motorët përpara kompeticionit madhor. Grupi po ecën me ritëm të plotë në seancat përgatitore, e ku mbziotëron fryma e duhur. Përballjet me Francën dhe Holandën do na japin panoramë më të qartë rreth skemave dhe lojtarëve specifikë”, tha shkurtimisht Nagelsman.

“Pancerat” ballafaqohet me Francën në datën 23 mars dhe 3 ditë më vonë mbyllin miqësoret e marsit karshi Holandës. Aktualisht Juliani numëron 4 ndeshje, 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"